Vetëvendosje e quan kryeministrin e Kosovës 'KOTI', LDK ankohet te Vjosa Osmani, ajo tallet dhe fillon 'hakmarrjen': Do shikoj nëse fjala...

Publikuar tek: rajon, më 14:43 23-06-2020 Vetëvendosje e quan kryeministrin e Kosovës 'KOTI', LDK ankohet te Vjosa Osmani, ajo tallet dhe fillon 'hakmarrjen': Do shikoj nëse fjala... Vjosa Osmani

Pas shkarkimit si nënkryetare e LDK dhe heqjes nga anëtarësia e partisë, Vjosa Osmani duket se ka filluar hakmarrjen personale ndaj atyre që e votuan kundër.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Vetëvendosjes e kanë quajtur kryeministrin Avdullah Hoti me termin "koti", duke ngjallur debate të shumta.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi është ankuar te kryeparlamentarja për këto fjalë të deputetëve opozitarë, duke kërkuar që t'i çojë në Komision deputetët që përdorin këtë gjuhë fyese.

Por Osmani nga ana e saj jo vetëm që nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tij, por e ka "kërcënuar" se do të çonte në Komision shprehjen "a je normal" që Gashi i kishte thënë asaj.

“Në të njëjtën kohë duhet të konstatojë kur ju më thatë me tonin e ngritur “a je normal” se a është shkelje e rregullore, sepse këtu kishte më shumë se 20 dëshmitarë.  Do të kërkojë nga i njëti komision përkatës të konstatojë”, ka thënë Osmani.

Marrëdhëniet mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së janë shumë të tensionuara, ndaj nuk do të ishte çudi që mazhoranca të kërkonte zëvendësimin e saj në krye të Kuvendit të Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëdhënësi i BE-së: Dialogu Kosovë-Serbi rinis në muajin korrik, takimet në Bruksel janë individuale
SItuatë e rënduar në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima dhe 118 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.012825012207031
array(1) { ["section"]=> string(137) "vetevendosje-e-quan-kryeministrin-e-kosoves-koti-ldk-ankohet-te-vjosa-osmani-ajo-tallet-dhe-fillon-hakmarrjen-do-shikoj-nese-fjala-211424" }