Vetëvrasja e 22 vjeçarit në burg, Alibeaj: Rama nuk hodhi asgjë në Twitter

Publikuar tek: politike, më 00:09 10-01-2017 Vetëvrasja e 22 vjeçarit në burg, Alibeaj: Rama nuk hodhi asgjë në Twitter

Çështja e vetëvrasjeve në burgje është tema e emisionit të sotëm të ‘Tonight Ilva Tare’.

Kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj e konsideroi krim shtetëror vetëvrasjen e 22 vjeçarit Estref Halilit në burgun e Rrogozhinës.

Juristi Sokol Hazizaj e shikon tek ndërhyrja politike problemin në burgje, ndërsa drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skënderi, thotë se duhet të analizohet situata nga brenda në burgje.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Alfred Koçobashi shprehet se rasti i vetëvrasjes në burgun e Rrogozhinës është i pajustifikuar.

Pjesë nga biseda:

Alibeaj: Po ta shohësh nga afër që ka ndodhur pyetja që duhet shtruar; si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi, bashkë me ministrin e Brendshëm, nuk ka gjetur as edhe një twitter së paku të shprehë ngushëllimin ndaj kësaj familje të këputur nga varfëria? Si ka mundësi që asnjë institucion që kanë barrën ligjore për të gjetur shkaqet? Për shkak të bilancit të fundvitit, kapin të vobektit dhe i shtynë mbas hekurave dhe nga ana tjetër kriminelët më famëkeq lëvizin lirshëm. Të paktën të hidhte dritë mbi korrektësinë ligjore të veprimtarisë së policisë.  Drejtoria e Burgjeve kur u vjen një person i rënduar psikologjikisht të kishin një lloj kujdesi për këtë rast. Pse shkova unë dhe kryetari i opozitës? Absolutisht nuk ishte për përdorim politik apo frut elektoral. Jo! Ajo që i ka ndodhur Estref Halilit apo Qamil Zelës, janë krime shtetërore. Janë krime shtetërore.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0099120140075684
array(1) { ["section"]=> string(78) "vetevrasja-e-22-vjecarit-ne-burg-alibeaj-rama-nuk-hodhi-asgje-ne-twitter-65070" }