Vetëvrasja e 5-të në spitalet Covid, mjeku thirrje Komitetit të Ekspertëve: Hapni urgjent spitalet rajonale, bëni ndonjë lekë punë, o ikni

Publikuar tek: aktualitet, më 10:40 30-11-2020 Vetëvrasja e 5-të në spitalet Covid, mjeku thirrje Komitetit të Ekspertëve:  Hapni urgjent spitalet rajonale, bëni ndonjë lekë punë, o ikni

Mjeku Erion Dasho i ka bërë Komitetit të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjnë të mundur hapjen sa më parë të spitaleve rajonale për trajtimin e rasteve Covid.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dasho shkruan se vdekjen e raportuara po rriten çdo ditë.

Ndër të tjera ai është shprehur se hapja e spitaleve rajonale do të shfrynte presionin mbi spitalet Covid, ku sot u shënuan edhe një tjetër tragjedi ku një pacient i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga Sanatoriumi.

“Jetojmë ne Europë, në shekullin e 21-të. Pacientët nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem,” shkruan mjeku ndër të tjera.

Postimi i plotë i mjekut:

Papërgjegjshmëria në kulm!

Një thirrje për ministrinë dhe komitetin:

Hapni urgjent spitalet rajonalë dhe ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID!

Mos u tregoni qytetarëve "strategji" mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara (ato që nuk fshihen dot) po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen!

Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!

Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të!

Pacientët nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem...

O bëni ndonjë lek punë, o ikni!

Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar demagogjinë tuaj, duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollyëood-i!

Po kalon çdo cak...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «  Frika nga Covid-19 bllokon tregun, farmacitë s’kanë më termometra të thjeshtë, rriten çmimet
Aksident TRAGJIK në Gjermani, i riu shqiptar vdes në makinë bashkë me vajzën 6 muajshe »
Article Logic
Execution time: 0.0083529949188232
array(1) { ["section"]=> string(141) "vetevrasja-e-5-te-ne-spitalet-covid-mjeku-thirrje-komitetit-te-eksperteve-hapni-urgjent-spitalet-rajonale-beni-ndonje-leke-pune-o-ikni-229613" }