Vetëvrasja e Llazi Nasit, PD: U vetflijua nga politika e qeverisë. OSHEE kundër PD

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 21-02-2015 Vetëvrasja e Llazi Nasit, PD: U vetflijua nga politika e qeverisë. OSHEE kundër PD Faqja e parë e gazetës ''Rilindja Demokratike''

Reagon Partia Demokratike në lidhje me vdekjen e 56-vjeçarit Llazi Nasi në Novoselë, duke thënë se shkak u bë politika e ashpër e qeverisë në lidhje me pagesat e energjisë.

‘’PD akuzon OSHEE-së dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po shkakton. Vetvrasja nuk është e para, kjo politikë i mori jetën edhe Qamil Zeles në Lushnje. S’po lënë asnjë zgjidhje tjetër veç errësirës dhe burgut. 56- vjecari u vetflijua duke dhënë akuzën e fundit ndaj qeverisë.’’, deklaroi sot Partia Demokratike.

Po kështu gazeta ‘’Rilindja Demokratike’’, ka patur si kryeartikull të ditës së sotme vdekjen Nasit. “Vret veten për faturën 800-mijë lekëshe’’, shkruan RD-ja, duke shtuar se OSHEE-ja e kishte kërcënuar 56-vjeçarin Llazi Nasi se nuk do të paguante faturën abusive të energjisë, do të burgosej.

Llazi Nasi u gjet nga familjarët e tij i vetvarur në banesë, mesditën e së premtes. Ai jetonte në fshatin Poro të komunës së Novoselës. Vëllai i tij, Gjergji Nasi ka rrëfyer se të gjitha shqetësimet i janë shfaqur pasi kishte marrë në dorë faturën e energjisë elektrike, ku shuma ishte e madhe. Familjarët tregojnë se 56- vjecari, kishte shkuar disa herë nëpër zyrat e OSHEE-së në Vlorë, por nuk gjeti asnjëherë zgjidhje.

Policia deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e vetvrasjes së 56-vjeçarit.

Ndërsa OSHEE ka reaguar pas deklaratës së PD, duke u shprehur se opozita përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo fatkeqësi. Sipas këtij institucioni, Nasi kishte lidhur kontratë për të paguar me këste detyrimet e prapambetura dhe se pretendimi i PD-së për mbifaturim është i pabazuar.

OSHEE ka kërkuar nga PD që të flas me fakte dhe të lejojë punonjësit të bëjnë detyrën e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’La Stampa’’ kritikë Nishanit: E kaluara si oficer të frenon shpërblimin ndaj Zhitit
713 milionë lekë të BSH-së/ Bitraj pranon vjedhjen në gjyq: I lashë në loto sporti »
Article Logic
Execution time: 0.013468980789185
array(1) { ["section"]=> string(84) "vetevrasja-e-llazi-nasit-pd-u-vetflijua-nga-politika-e-qeverise-oshee-kunder-pd-4027" }