Vetëvrasja e Mehmet Shehut, rrëfehet Parid Turdiu: Nata kur motrën e thirrën në bodrumin e Ministrisë së Brendshme

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 15-08-2020 Vetëvrasja e Mehmet Shehut, rrëfehet Parid Turdiu: Nata kur motrën e thirrën në bodrumin e Ministrisë së Brendshme Parid dhe Silva Turdiu

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut, i cili banon në SHBA prej 30 vitesh, tregon për Roland Qafokun në gazetën 'Fjala' pasojat e familjes së tij dhe atë natë të tmerrshme kur motrën 20-vjeçare Silva e thirrën për ta marrë në pyetje në budrumet e Ministrisë së Brendshme pas vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu. Çfarë i tha ajo për shkëmbimin në zyrat e errëta të Sigurimit të Shtetit me Ilir Hoxhën, djalin e diktatorit dhe pasojat e mëtejme.

Një fejesë mes dy të rinjve të dashuruar duhet të ishte gëzim, shpresë për trashëgim dhe vijim i jetës, por mori shumë jetë, në plumba, burgje, në vëtëflijime, internime apo denigrime. Gjithçka e gatuar në zemrën e pushtetit, në botën e errët të ish-Bllokut, ku kulisat, lufta për pushtet, apo edhe krijimi i armiqve edhe atëherë kur nuk ekzistonin, ishin formë për të mbijetuar një regjim i egër, që në vendin tonë pati jo pak por 4.5 dekada. E tillë ishte edhe tragjedia e familjes së Mehmet Shehut, familjes së tij, por edhe një familje intelektuale me emër në Tiranë, e cila e pësoi nga një fejesë e “prishur” me urdhër partie. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se bëhet fjalë për fejesën e Silva Turdiut me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, ish-kryeministër i kohës. Kur flasim për kohë, është fillimvjeshtë e vitit 1981… Volejbolistja e ekipit të Dinamos (student e ekonomikut) Silva Turdiu, krijoi lidhje me Skënder Shehun, djalin e kryeministrit, por gëzimi i kthye në tragjedi dhe më pas tragjedia e momentit në një dramë, që zgjati dhe ndoshta zgjat edhe pas rënies së sistemit komunist, (zyrtarisht në vitin 1992)… Shumë është shkruar, shumë është lexuar për këtë ngjarje, por janë raste të pakëta që vetë dëshimtarët, ata që e ndjenë në lëkurë dhe shpirt këtë trill të gatuar në mendjen e diktatorit Enver Hoxha dhe e vënë në zbatim me zell nga apartçinjtë e sistemit, të tregojnë për ngjarjen. Parid Turdiu, i biri i profesorit të njohur Qazim Turdiu dhe vëllai i Silva Turdiut kujton atë periudhë.

Pjesë nga intervista:

Qafoku:A ka arritur Shqipëria sot ato që duhet të kishte arritur pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit?

Turdiu: Nga pikeveshtrimi im, jo.  (Nga katundaria, nuk e di.)  Bile mua më zhgënjen që janë braktisur disa virtyte të imponuara nga komunizmi, aspekti pozitiv i tij: serioziteti, disiplina, solidariteti, sovraniteti. Të paktën ato të ishin ruajtur, se më duket që paskemi vuajtur kot. Në komunizëm katundaria mbahej e segreguar. Tani ka shpërthyer nga zinxhirët dhe e ka kthyer vendin në banditizmin e tribalizmin parakomunist, por pa fisnikerinë që i përmbante.

Qafoku: Si ju duken politikanët shqiptarë? Dikur kishte një gjykim sipas të cilit liderët kryesorë, qeveritarët, pushtetarët në Shqipëri ishin të ardhur në Tiranë. Ndërkohë aktualisht, si lideri i qeverisë dhe ai i opozitës janë të lindur në Tiranë. Madje edhe qeveria e parë e Edi Ramës, nga 14 ministra, 10 kishin lindur në Tiranë. E megjithatë Shqipërinë nuk e rregulluan dot as tiransit. Çduhet thënë për këtë paragjykim dhe gjykim?

Turdiu: Ahhaa, lindja në Tiranë të bën jo cinik e lekist?  Së shpejti gjysma e shqiptarëve do kenë lindur në Tiranë.  Është thënë, jo pa të drejtë, se nuk e kanë fajin njerëzit por sistemi.  Njeriu i zakonshem i përshtatet sistemit; ndjek shtegun me rezistencë më të vogël. Prindërit e tyre merrnin pjese në krimet e partisë, se ashtu ishte sistemi. Këta marrin pjesë në korrupsion.  Me tha dikush qe e njoh, për një nga krerët kryesorë “e filloi si idealist, për të bërë gjëra të mira; pastaj pa të tjerët që vidhnin pa pasoja, pse jo edhe ai…”

Qafoku:Ju dhe familja juaj ka qenë e vuajtur e atij sistemi. Edhe pse jeni larguar nga Shqipëria, ju dhe motra juaj ende kujtoheni në Tiranë si qytetarë të mirë, të formuar shumë mirë por edhe një familje që ndikohej shumë edhe nga autoriteti dhe niveli intelektual i babait tuaj, Qazim Turdiu. A e keni urryer ndonjëherë vendin tuaj për ato vuajtje që ju shkaktoi?

Turdiu:Kur dola me 1990 për disa vjet nuk doja t’ia degjoja emrin; pastaj më kaloi.

Qafoku: Në një nga statuset tuaja ju keni përshkruar natën kur motra juaj u thirr në hetuesi dhe është shkëmbyer atje me djalin e Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Përse jeni i bindur që ajo që i ndodhi motrës suaj ishte inskenuar nga djali i Enver Hoxhës?

Turdiu: Kur u kthye atë natë më tha se u shkëmbye me Ilir Hoxhën, në mes të natës, në bodrumet e MBP (shënim: Ministrisë së Punëve të Brendshme). Pse e thërrasin natën, vajzën 20 vjeçe?  Për ta tmerruar.  Si i vjen Ilirit t’i marrë Kim Jong Uni fëmijën 20 vejç në hetuesi në mes të natës?

Shkoi me babin.  Me dhimbset babi, jashtezakonisht, tani që unë kam të njëjtën moshë dhe e kuptoj. Ne ishim të rinj, nuk e enteronim rrezikun, për momentin; na duket vetja të pathyeshëm dhe situata një gomarllek i madh.  Vinte Torez Çiraku të dera, hajdeni në MPB në mes të natës?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012110948562622
array(1) { ["section"]=> string(119) "vetevrasja-e-mehmet-shehut-rrefehet-parid-turdiu-nata-kur-motren-e-thirren-ne-bodrumin-e-ministrise-se-brendshme-217192" }