Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Peqinit Fatos Veliaj, si dhe shefin e sigurisë Filip Ulndreaj. Vendimi për shkakrim ka ardhur pas vetëvrasjes së të dënuarit Mario Ramaj.
Ramaj u ekstradua nga Greqia në vitin 2014 dhe ishte dënuar me 24 vite burg. 30 vjeçari ndërroi jetë në spitalin e burgut pas tentativës për vetëvrasje.