Vetëvrasja e të riut gjerman në Tiranë, dëshmitari rrëfen reagimin ç’njerëzor të kalimtarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 22:00 14-07-2015 Vetëvrasja e të riut gjerman në Tiranë, dëshmitari rrëfen reagimin ç’njerëzor të kalimtarëve

Një person që ka qenë dëshmitar gjatë vetëvrasjes së shtetasit gjerman pasditen e sotme në kryeqytet, tregon reagimin ç’njerëzor që kanë pasur sipas tij disa prej kalimtarëve në atë zonë.

Në një reagim dërguar revistës Anabel, shtetasi me iniciale G.B tregon se si dy djem i bënin thirrje 25 vjeçarit që të hidhej nga vinçi, ndërsa një tjetër kishte shfaqur gëzim teksa kishte filmuar të riun duke u vetëvrarë.

“Isha prezent kur ai i shkreti u hodh nga vinçi tek 9-katëshet. Veç asaj pamje tmerruese, më ka ngel në mendje reagimi i disa çunave që ishin aty dhe po e filmonin. Dy të tjerë bërtsinin: ‘hë mo ti hidhu po ta mbajti, pse nuk hidhesh’, ndërkohë që ja benin dhe me shenjë me dorë që tu hidhte. Duket se dëshira e tyre u plotësua dhe mos befshij pikën e hajrit ata. E si të mos mjaftonte kjo sapo ky i shkreti u përplas në asfalt një tjetër bërtiti: ‘Ej e çuna , e kapa në video me rop shpie’, ndërkohë që në fytyre kishte buzqëshjen e një djalli. Anabel. Me këto njerëz që as ndjenjën njerëzore nuk e kanë në nivelin e duhur s’besoj se do ketë hajër noj her shoqëria jonë. Shpresoj që me kalimin e kohës të ndërgjegjësohen e të behen në rradhë të parë njerëz! Me respekt G.B”, ishte reagimi i dërguar revistës.

Dimo Dralla u vetëvra sot duke u hedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim në kryeqytet.

Lexo edhe: Identifikohet 25 vjeçari që u hodh nga vinçi, është shtetas gjerman

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Identifikohet 25 vjeçari që u hodh nga vinçi, është shtetas gjerman
Hodhi foshnjën nga materniteti, lirohet pas 3 vitesh babai-vrasës »
Article Logic
Execution time: 0.01126503944397
array(1) { ["section"]=> string(97) "vetevrasja-e-te-riut-gjerman-ne-tirane-deshmitari-rrefen-reagimin-c-njerezor-te-kalimtareve-16191" }