Vetëvrasja e të riut në Rinas tregon edhe njëherë tjetër dështimin e sigurisë në aeroport

Publikuar tek: aktualitet, më 19:00 01-09-2016 Vetëvrasja e të riut në Rinas tregon edhe njëherë tjetër dështimin e sigurisë në aeroport

Udhëtarët në aeroportin e vetëm në Shqipëri janë tronditur edhe njëherë tjetër kur një 23 vjeçar është hedhur nga një lartësi 8 metra brenda terminalit.

Juglend Kapllanaj, sipas policisë, ka hipur mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur duke u plagosur rëndë. 23 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak, i transportuar atje nga policia.

Por edhe në këtë rast, policia ka vepruar pas ngjarjes së rëndë, njësoj siç ndodhi në vjedhjen e parave të bankës në pistën e aeroportit pak muaj më parë. Edhe punonjësit e sigurisë së aeroportit nuk kanë vepruar në kohë.

Është alarmant fakti se si një person arrin të lëvizë i qetë në të gjithë aeroportin, madje të hyjë edhe në ato zona ku është ndaluar.

Vetëvrasja e 23 vjeçarit na tregon sërish nivelin skandaloz të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, duke rrezikuar jo vetëm jetën e udhëtarëve, por të gjithë sigurinë kombëtare.

Lexo edhe: 23 vjeçari i jep fund jetës sa mbërrin në atdhe, hidhet nga terminali i Rinasit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024717092514038
array(1) { ["section"]=> string(95) "vetevrasja-e-te-riut-ne-rinas-tregon-edhe-njehere-tjeter-deshtimin-e-sigurise-ne-aeroport-51586" }