Vetëvrasjet e policëve, Çako jep alarmin dhe prezanton gjetjet interesante

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 01-05-2017 Vetëvrasjet e policëve, Çako jep alarmin dhe prezanton gjetjet interesante

Vetëvrasjet janë një fenomen alarmant që prek jo vetëm shoqërinë tonë, por mbarë botën.

Ky fenomen është trajtuar gjerësisht në një konferencë të posaçme, duke trajtuar specifikisht vetëvrasjet e efektivëve të policisë. Fatkeqësisht në Shqipëri ky fenomen vazhdon të mbetet shqetësues. Alarmin e jep vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. 

“Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta. Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh Çako. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pasuri të krijuara me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen apartamente dhe truall në qendër të Vlorës
Shkarkohet drejtori në Portin e Durrësit, kush e zëvendëson »
Article Logic
Execution time: 0.020776033401489
array(1) { ["section"]=> string(79) "vetevrasjet-e-policeve-cako-jep-alarmin-dhe-prezanton-gjetjet-interesante-77027" }