Prokuroria ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 60-vjeçarit, i cili u hedh nga kati i dytë i spitalit Covid “Shefqet Ndroqi”.
Deri në këto momente policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit Leonard Skabona.
Mësohet se prokuroria po vijon hetimet edhe për katër rastet e tjera të vetëvrasjes në spitalet Covid.
Ndërkohë që janë ndërprerë hetimet vetëm për vetëvrasjen e 65-vjeçarit Hasan Mira nga Klosi, pasi nuk u konstatuan pakujdesi në mjekimin e pacientit. Vazhdojnë hetimet për rastet e tjera.