Ngjarje e rëndë këto minuta në Durrës. Një punonjëse policie e identifikuar si Peranxhela Shahini, 23 vjeçe ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Shagini, punonjëse patrulle në Durrës, i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta dhe është gjetur e pajetë nga familjarët në banesën e saj, në Katund, Sukth. Sipas informacioneve paraprake, policja njihej për korrektesën e saj dhe marrëdhëniet e mira me kolegët. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.