Vetëvritet me litar një 38 vjeçar në Tiranë, flet babai: Shteti përgjegjës për vdekjen e djalit tim

Publikuar tek: aktualitet, më 13:29 27-09-2015 Vetëvritet me litar një 38 vjeçar në Tiranë, flet babai: Shteti përgjegjës për vdekjen e djalit tim

Një 38 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me litar në banesën e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe viktima mësohet se është shtetasi Julian Hako i cili dyshohet se ka kryer aktin në kushtet e depresionit. Ndërkaq babai i viktimës Bardhyl Hako flet para mediave dhe bën me përgjëgjësi për ngjarjen shtetin që sipas tij i ka marrë banesën dhe nuk ia ka kompensuar.

“Shteti është përgjegjës për vdekjen e djalit tim. Këtu nuk ka shtet. Këtu ka marrë fund gjithçka. Ia kanë marrë banesën dhe nuk ia kanë kthyer”, thotë babai i viktimës për news24.

Banesa e familjes Hako është shitur 5 herë pa dijeninë e tyre. Familja e kishte blerë banesën nga Ndërmarrja Komunale dhe për këtë çështje është në një proces gjyqësor që prej vitit 2014.

Policia ndërkaq, nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen dhe rrethanat në të cilat 38 vjeçari është vetëvrararë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagoset me armë zjarri 27 vjeçari në qendër të Tiranës, ngjarja pas sherrit që nisi te "Sahati"
19 vjeçari presion të miturës në Tiranë: Bëj seks me mua ose do tregoj që s’je e virgjër »
Article Logic
Execution time: 0.012170076370239
array(1) { ["section"]=> string(103) "vetevritet-me-litar-nje-38-vjecar-ne-tirane-flet-babai-shteti-pergjegjes-per-vdekjen-e-djalit-tim-21760" }