Vetingu, Anton Martini për herë të dytë në seancë dëgjimore para KPK

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 27-01-2020  Vetingu, Anton Martini për herë të dytë në seancë dëgjimore para KPK Anton Martini

Prokurori Anton Martini është paraqitur ditën e sotme para gjyqtarëve të vetingut për seancën e dytë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

"Prokurori i hekurt', siç njihet ndryshe pasi ka hetuar dosje të bujshme si ajo e "bandës së Durrësit" , "bandës së Lushnjes" dhe atentatin e Arjan Ndojit, është  renditur i dyti në listën e KLP për të qenë pjesë e SPAK.

Atij i duhet të kalojë dy shkallët e vetingut për tu zgjedhur si një nga prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi në adresë të tij, për punën si drejtues i prokurorisë Shkodër.

Denoncuesi ka shprehur dyshime se subjekti i ka hequr dosjet prokurorëve.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Martini ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës.

Në vitin 2015 ai u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, por këtë vendim e kontestoi për parregullsi. Shkak për këtë largim u bë një përplasje e prokurorit me ish-shefat e tij, gjë që i kushtoi largimin nga kryeqyteti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071418285369873
array(1) { ["section"]=> string(74) "vetingu-anton-martini-per-here-te-dyte-ne-seance-degjimore-para-kpk-193275" }