Vetingu: Zbardhet manuali i EURALIUS për politikanët shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:23 05-01-2018 Vetingu: Zbardhet manuali i EURALIUS për politikanët shqiptarë

Misioni i Bashkimit Europian për drejtësinë, EURALIUS, ka shpërndarë një manual ku i rekomandon politikës miratimin e ndryshimeve ligjore që do të bënin efektiv Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Rekomandime ka edhe për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kalojnë procesin e Vettingut, raporton Top Channel.

Seanca dëgjimore për 57 gjyqtaret dhe prokuroret e parë që i janë nënshtruar të parët Vettingut, pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit. Por për këtë nuk ka një afat. Megjithatë t’i mbijetosh Vettingut dhe të mbetesh në sistem, nuk do të thotë që në të ardhmen njerëzit e drejtësisë nuk do të përballen me ankesa nga qytetarët.

Që tani, misioni i Bashkimit Europian që asiston Shqipërinë për drejtësinë, EURALIUS, ka shpërndarë një manual se çfarë duhet të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë Vettingun, por më vonë për ta mund të ketë hetim disiplinor. Manuali përmban 38 formularë mbi rregullat që duhet të ndjekin organet e reja të drejtësisë, Inspektorati i Larte i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për hetimin disiplinor të gjyqtarëve.

Te treja këtyre organeve, që në fakt ende nuk janë ngritur, udhëzohen se procedimi disiplinor nis jo vetëm me ankesë të qytetarëve, por edhe të subjekteve juridike, si për shembull një kompani.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, si organi që ka të drejtën e hetimit disiplinor, ka të drejtë edhe të gjobisë institucione të tjera në rast se nuk i vënë në dispozicion dokumente plotësues në funksion të hetimit disiplinor për gjyqtarin apo prokurorin.

Pas mbylljes së hetimit nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, vendimi për masën merret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët. Por ligjet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ai për organet e reja të drejtësisë, është i paplotë, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene. Misioni EURALIUS i kujton politikës se këto dispozita te shfuqizuara duhet të zëvendësohen me të reja, duke marrë në konsideratë arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Madje në dokumentin e EURALIUS-it theksohet se Kuvendi duhet të ketë përparësi miratimin e ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve. Misioni EURALIUS e vlerëson tranzitore fazën ku gjendet aktualisht drejtësia. Sepse çështja është që nëse nuk rishikohen ne kohe nenet e shfuqizuara, kryesisht neni 61 dhe 159 për organet e reja të qeverisjes gjyqësore që flasin për mbledhjet plenare të KLGJ-së dhe KLP-së, atëherë dy organet më të rëndësishme të reformës në drejtësi edhe sikur te ngrihen nesër, nuk kanë bazë ligjore të plotë për të funksionuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shqiptari në Durrës, kërkohej nga Interpoli për krimin e rëndë në Itali
5 orë ndjekje në det me helikopterë dhe anije, policia jep detajet e operacionit për kapjen e gomones me drogë »
Article Logic
Execution time: 0.012296199798584
array(1) { ["section"]=> string(68) "vetingu-zbardhet-manuali-i-euralius-per-politikanet-shqiptare-105575" }