Vettingu: Adriatik Llalla largohet nga drejtësia

Publikuar tek: barometri, më 08:23 11-02-2018 Vettingu: Adriatik Llalla largohet nga drejtësia

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla tërhiqet nga Vettingu. Mësohet se Llalla ka kërkuar dorëheqjen nga e drejta për tu emëruar gjyqtar ne apel.

Sipas Report Tv ish-kryeprokurori ka dorëzuar kërkesën vetëm pak minuta më parë në organet e Vettingut. Llalla nuk i nënshtrohet procesit të Vettingut dhe largohet kështu nga sistemi i drejtësisë. 

Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, ndërsa pritet që për këtë çështje të vendosë KLP nëse ish-kryeprokurori do të kalojë në filtrat e Vettigut. 

Adriatik Llalla ka qenë 5 vjet në krye të organit të akuzës, ndërsa së fundmi ai u përfol edhe në lidhje me arsimimin e tij. Llalla u akuzua se ka patur diplomë të falsifikuar dhe se nuk ka kryer shkollën e mesme. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020684957504272
array(1) { ["section"]=> string(54) "vettingu-adriatik-llalla-largohet-nga-drejtesia-109872" }