Vettingu, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit del para KPK-së

Publikuar tek: aktualitet, më 10:25 13-06-2019 Vettingu, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit del para KPK-së

Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai, njëherësh kandidate për në SPAK ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vettingut.

Në raportin e Komisionit, thuhej Millonai ka deklarim të saktë të pasurisë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

Nga verifikimi i pasurisë rezulton se Drejtuesja e prokurorisë së Elbasanit ka një apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, të ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës, shitja e një makine.

Nga llogaria e subjektit në 2015 ka kaluar shuma prej 1.3 mln lekë në llogarinë e shoqërisë ndërtuese.

Subjekti ka shpjeguar se ka pasur mundësi vetëm për pagesës 10 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejë përmes një kredie pas regjistrimit të pallatit. Komisioni nuk konstaton parregullsi.  Gjithashtu në pronësi të saj janë edhe një automjet “Opel” blerë 2500 euro në 2015. Burimi, të ardhura nga paga, si edhe depozitë kursimi formuar në 2011. Në 21.01.2017 vlera 100 mijë lekë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052104949951172
array(1) { ["section"]=> string(69) "vettingu-drejtuesja-e-prokurorise-se-elbasanit-del-para-kpk-se-168043" }