Vettingu e nxjerr të ‘pastër’, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 06-08-2020 Vettingu e nxjerr të ‘pastër’, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo Ilustruese

Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo është konfirmuar sot në detyrë, pasi iu nënshtrua procesit të Vettingut.

 Ai ka dalë i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit. Trupa gjykuese që kreu procesin e Vettingut të tij ishte e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës.

Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094399452209473
array(1) { ["section"]=> string(95) "vettingu-e-nxjerr-te-paster-konfirmohet-ne-detyre-kreu-i-gjykates-se-tiranes-petrit-como-216269" }