Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra Kryegjyqtaren e Kavajës Entela Shedula

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 04-06-2020 Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra Kryegjyqtaren e Kavajës Entela Shedula Entela Shedula

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedulën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, kanë vendosur se Shedula nuk mund të vazhdojë të jetë më në krye të Gjykatës së Kavajës.

Sipas KPK, Shedula ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë, ndërsa në vitin 2017 kjo gjyqatre është akuzuar se ka ndërtuar pa leje një kat në vilën luksoze të familjes.

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave.

LEXO EDHE: Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0059220790863037
array(1) { ["section"]=> string(78) "vettingu-kpk-shkarkon-nga-detyra-kryegjyqtaren-e-kavajes-entela-shedula-208997" }