Vettingu ndërpret punën pas rritjes së rasteve me Covid-19: Për një javë do jemi vetëm online, qytetarët t'i dërgojnë denoncimet me postë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 30-10-2020 Vettingu ndërpret punën pas rritjes së rasteve me Covid-19: Për një javë do jemi vetëm online, qytetarët t'i dërgojnë denoncimet me postë FotoArkive: Trupa e Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), shkalla e parë e vettingut njofton se në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19 brenda këtij institucioni, nga sot deri më datë 06 tetor 2020 do të vijojë online.

Ky vendim vjen pasi pak ditë më parë një nga anëtarët e KPK doli pozitiv me Covid-19.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike”, njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta doli nga Liqeni, Veliaj i shpërndan VIDEON dhe e thumbon: Kënaqësi që Presidenti shijon punët e Bashkisë së Tiranës
Iu gjetën mbi 100 mijë euro në makinë dhe iu bllokuan, Gjykata gjermane i kthen pas 7 muajsh paratë 28 vjeçarit nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.012418985366821
array(1) { ["section"]=> string(142) "vettingu-nderpret-punen-pas-rritjes-se-rasteve-me-covid-19-per-nje-jave-do-jemi-vetem-online-qytetaret-t-i-dergojne-denoncimet-me-poste-225760" }