Vettingu në Polici, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend projektligjin për ndryshime: Me vlerësimin e efektivëve të merret dhe SHÇBA

Publikuar tek: aktualitet, më 21:06 06-06-2020 Vettingu në Polici, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend projektligjin për ndryshime: Me vlerësimin e efektivëve të merret dhe SHÇBA FotoMontazh: Projektligji per ndryshimet ne Polici

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, për vlerësimin apo vettingun e punonjësve të Policisë, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Ky ndryshim kërkohet nga Këshilli i Ministrave si një hap për të përshpejtuar punën për vetimin e policëve pasi në 2 vite kanë kaluar në vetting vetëm 15 drejtues të Policisë, raporton newsbomb.al

“Nisur nga vlerësimet dhe shortimet aktuale të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, numri i punonjësve të vetuar në raport me kohën në dispozicion është relativisht i vogël, dhe sipas një përllogaritje të thjeshtë, duke parë trendin e vlerësimit aktual, përfshirë dhe marzhin e gabimit, mendohet se ky proces nuk do të mundet objektivisht të përfundojë brenda afatit të përcaktuar (qershor 2020)”, thuhet në relacionin shoqërues për këtë projektligj.

Ndërkohë, në lidhje me përfshirjen e SHÇBA në proces, Këshilli i Ministrave thotë se ajo ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë e saj në këtë proces paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

“Në këtë këndvështrim, gjykojmë që SHÇBA-ja, nëpërmjet trupave të vlerësimit të vlerësuara me parë sipas një procedure me përparësi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, të kenë të drejtën e shprehur në ligj, të ushtrojnë veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Nëpërmjet këtij ndryshimi thelbësor synohet shkurtimi i afatit, në raport me numrin e madh të punonjësve të përcaktuar në ligj, si subjekte të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat”, vijon relacioni, raporton newsbomb.al

Ky projektligj ëhstë depozituar në Kuvend në datë 04.06.2020

Projektligji per ndryshimet ne procesin e vettingut ne Polici by Newsbomb Albania on Scribd

Relacioni by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094559192657471
array(1) { ["section"]=> string(139) "vettingu-ne-polici-keshilli-i-ministrave-dergon-ne-kuvend-projektligjin-per-ndryshime-me-vleresimin-e-efektiveve-te-merret-dhe-shcba-209324" }