Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Aida Hajnaj

Publikuar tek: aktualitet, më 13:46 21-02-2020 Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Aida Hajnaj Hajnaj

Pasi i është nënshtruar procesit të vettingut është konfirmuar në detyrë Aida Hajnaj.

Aida Hajnaj aktualisht është Zv. Drejtore e Policisë së shtetit gjithashtu edhe kandidate për kreun e BKH.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke bërë në fund vlerësimin në të tre kriteret bazë, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Ka rezultuar se Hajanj ka një apartament banimi në Tiranë, në pronësi të babait i cili nuk jeton më, shtesë apartamenti përsëri në Tiranë në emër të nënës dhe vëllait.

Në vendim thuhet se Hajnaj vlerësohet pozitivisht për pastërtinë e figurës, pasurisë, dhe nuk administrohen prova për kontakte me persona të përfshirë në aktivitete kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015362024307251
array(1) { ["section"]=> string(59) "vettingu-ne-polici-konfirmohet-ne-detyre-aida-hajnaj-195961" }