Vettingu në polici, Lleshaj thirrje deputetëve: Votoni të rrëzojmë dekretin e Metës

Publikuar tek: politike, më 14:25 16-05-2019 Vettingu në polici, Lleshaj thirrje deputetëve: Votoni të rrëzojmë dekretin e Metës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje deputetëve të votojnë për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për Vettingun në Polici.

Sipas Lleshajt ligji i ri jep mundësi që procesi i vettingut në radhët e policisë së shtetit të përfundojë më shpejt, dhe siç thekson ai këtë nuk e mundëson ligji i hartuar nga parardhësi i tij Fatmir Xhafaj.

"Është përmendur meraku i Presidentit se me ligjin e ri humbet rëndësia e organeve që do bëjnë vlerësimin Policisë së Shtetit.  Jo nuk ndikon, është komisioni i sigurisë.
Edhe për merakun tjetër që në fazën e dytë dhe të tretë futet SHÇBA në lojë, në fakt kjo ka qenë e futur edhe në ligjin e parë. Ligji i parë nuk përcaktonte se sa do jenë nga policia dhe sa nga garda. Duhet rrëzuar se nqs se nuk rrëzohet ne rrëzojmë vettingun. Vettingu sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në majt të viti 2020 sot jemi në maj 2019 dhe ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të mbyllet vettingu i 4 mijë vetave për disa muaj. Kushdo që është në favor të vetingut duhet të jetë në favor të dekretit. Unë ju ftoj të gjithëve ta votoni për ta rrëzuar dekretin e Presidentit nëse jeni pro vettingut', tha Llesahj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014509916305542
array(1) { ["section"]=> string(88) "vettingu-ne-polici-lleshaj-thirrje-deputeteve-votoni-te-rrezojme-dekretin-e-metes-164565" }