Vettingu në Polici, Noka: Si t’i kërkojmë punonjësit llogari kur ministri ka vëllanë të dënuar për trafik (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 18:02 19-02-2018 Vettingu në Polici, Noka: Si t’i kërkojmë punonjësit llogari kur ministri ka vëllanë të dënuar për trafik (DEKLARATA)

Para pak minutash në Komisionin e Ligjeve është miratuar projektligji i Vetting-ut në Polici votat e plota të anëtarëve të komisionit.

Ndërkohë më parë në Komisionin e Sigurisë, nënkryetari i komisionit, demokrati Flamur Noka gjatë një debati që u zhvillua për miratimin e këtij projektligji ka theksuar se nuk është i bindur që kjo reformë do të zbatohet me përpikmëri. Sipas Nokës zgjidhja e problemeve të këtij institucioni nuk mund të vijë nga poshtë-lart, por vjen nga lart-poshtë duke sulmuar ministrin e Brendshëm Xhafaj.

“A mund ta zgjidhë ky projektligj këtë situatë dhe këtë degradim të këtij institucioni? Unë besoj jo, sepse zgjidhja nuk vjen nga poshtë-lart, por vjen nga lart-poshtë. Si mund ti kërkojmë një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kemi një kryeministër që mbush hundët me kokainë? Si mund ti kërkojmë një polici pse ka një kushëri të implikuar në një histori trafiku, kur kemi ministrin e Brendshëm dhe të vëllanë të dënuar për trafik? Ky Vetting duhet të fillojë nga lart-poshtë.”- ka thënë Noka në debat e sipër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25411486625671
array(1) { ["section"]=> string(120) "vettingu-ne-polici-noka-si-t-i-kerkojme-punonjesit-llogari-kur-ministri-ka-vellane-te-denuar-per-trafik-deklarata-110766" }