​VETTINGU NË POLICI/ PD propozon 3 NDRYSHIME: Në ‘rreth’ ministri i Brendshëm

Publikuar tek: politike, më 14:50 20-02-2018 ​VETTINGU NË POLICI/ PD propozon 3 NDRYSHIME: Në ‘rreth’ ministri i Brendshëm

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime që, në bindjen e tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici.

Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore.

·       Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

·       Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

·       Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

"Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca duke rrëzuar edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vetting të niste prej tij", thuhet sakaq në qendrimin e PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005450963973999
array(1) { ["section"]=> string(79) "vettingu-ne-polici-pd-propozon-3-ndryshime-ne-rreth-ministri-i-brendshem-110871" }