Vettingu në polici, rrëzohet në Kuvend dekreti i Metës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 16-05-2019 Vettingu në polici, rrëzohet në Kuvend dekreti i Metës

Rrëzohet dekreti i presidentit Ilir Meta për vettingun e policisë.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend është rrëzuar me 79 vota kundër dekreti i Metës.

Sipas kreut të shtetit ligji cënon parimet e vendosura në ligjin ekzistues, ky i fundit i hartuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj. 

Më herët ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje deputetëve të votojnë për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për Vettingun në Polici.

Sipas Lleshajt ligji i ri jep mundësi që procesi i vettingut në radhët e policisë së shtetit të përfundojë më shpejt, dhe siç thekson ai këtë nuk e mundëson ligji i hartuar nga parardhësi i tij Fatmir Xhafaj.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020311117172241
array(1) { ["section"]=> string(60) "vettingu-ne-polici-rrezohet-ne-kuvend-dekreti-i-metes-164571" }