Vettingu në Polici shkarkon Besim Shabanin, ushtarakun që ruan personalitetet e larta dhe shkon në punë me biçikletë, jeton në parafabrikat (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 23-10-2020 Vettingu në Polici shkarkon Besim Shabanin, ushtarakun që ruan personalitetet e larta dhe shkon në punë me biçikletë, jeton në parafabrikat (FOTO) FotoMontazh: Besim Shabani

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Besim Shabani shkarkohet nga vettingu në Polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin nga detyra të Shabanit.

Besim Shabani drejtonte njësinë e sigurisë fizike të Personaliteteve të larta shtetërore, ndërsa një foto e tij me këpucët e bëra pis me pluhur bëri xhiron e rrjeteve sociale. Shkoi ashtu para trupës së vettingut jo se do të donte të thoshte dicka, por se ka shumë vite që udhëton me bicikletë për në punë, dhe makina e tij është një mjet I vitit 1992.

Ai ka një shtëpi prej 71.3 metrash katrorë në parafabrikat, që sikurse tha, e ka marrë në 2003 me 37 milionë lekë të vjetra, me 20 mijë dollar të sjella nga vëllai i tij. Por ndërkohë, kishte edhe 1500 dollarë interesa, që nuk I kishte shkruar në formular, sepse siç tha, nuk e kishte ditur si plotësohej formulari.

Besim Shabani sipas KJV nuk ka arritur të provojë ligjerisht ndihmën e të vëllait dhe po ashtu, tha se nuk kishte qëllim të fshihte të dhënat. Shabani në cdo pikë tjetër është vlerësuar maksimalisht, qoftë për kryerjen e detyrës, apo edhe për pastërtinë e figurës e anën profesionale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin FOTOT: Ja çfarë ka mbetur nga Audi që u dogj pas mesnate në Elbasan
Ia sekuestroi OFL-ja, Gjykata e Posaçme i kthen makinën e blinduar Lul Berishës, avokati: Ishte me të gjitha dokumentat »
Article Logic
Execution time: 0.011507987976074
array(1) { ["section"]=> string(149) "vettingu-ne-polici-shkarkon-besim-shabanin-ushtarakun-qe-ruan-personalitetet-e-larta-dhe-shkon-ne-pune-me-biciklete-jeton-ne-parafabrikat-foto-224821" }