Vettingu shkarkoi prokuroren Prela, reagon Salianji: S’i duhej as dreqit, e flakën si shumë të përdorur

Publikuar tek: politike, më 12:18 25-09-2020 Vettingu shkarkoi prokuroren Prela, reagon Salianji: S’i duhej as dreqit, e flakën si shumë të përdorur Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores, Donika Prela.

Salianji thekson se Prelën e flakën ‘si shumë të përdorur’ dhe se çdo prokuror me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës është përdorur rëndshëm, siç shkruan ai, nga qeveria.

“Prelën e flakën si shumë të përdorur!

 Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!  Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit! Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!”, përmbyll Salianji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013370990753174
array(1) { ["section"]=> string(107) "vettingu-shkarkoi-prokuroren-prela-reagon-salianji-s-i-duhej-as-dreqit-e-flaken-si-shume-te-perdorur-221624" }