VETVRASJA E PRESIDENTIT!

Publikuar tek: pa-stres, më 11:16 30-03-2019 VETVRASJA E PRESIDENTIT! Edi Oga

NGA EDI OGA- ekskluzvisht për newsbomb.al- *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali!

Lajmi i gatishmërisë së tij për t'u vetëflijuar për atdheun si Salvador Allende i Kilit, bëri xhiron e Botës. Si burrë me sedër politike të provuar, Presidenti vendosi të kryejë aktin ekstrem. Mblodhi pranë vetes njerëzit më të besuar dhe u tregoi planin. Rolin më të vështirë, ia ngjeshi Vetrit Pasilit.

Lajmi i vetvrasjes së Presidentit brenda në presidencë, u përhap si thashethem më shpejt sesa krisma e armës. Ishte lajmi i parë në "headlines" të çdo portali në të gjithë Botën.

Njëzet minuta pas krismës, ERTV ishte media e parë që konfirmoi zyrtarisht lajmin dhe e shoqëroi atë me një dokumentar tre orësh mbi jetën dhe veprën e të ndjerit.

Kryeministri ishte i pari që ju drejtua kombit, me një fjalim drithërues.

Fjalimi i Kryetarit të opozitës u vonua pak se u xhirua dy herë. Herën e parë kamera kishte kapur qepën në cep të tavolinës.

Pas tri ditësh, në hollin e presidencës, nisi ceremonia mortore. Arkivoli ishte prej druri qershie të egër nga mali i Tomorrit, me doreza të arta. Mbi të, nga ana e kokës, ishte vendosur me kujdes një bllok i vogël.

Kur në sallë u bënë njëkohësisht Kryeministri dhe Kryetari i Opozitës, shefi i protokollit lajmëroi se i ndjeri kishte lënë me gojë që në këtë moment të luhej një video në një ekran të madh. Në video doli vetë i vetëvrari që tha këto fjalë:

"Të dashur bashkatdhetarë. Në këtë ditë kaq të vështirë për kombin, ku njerëzit me pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet vënë partinë mbi Shqipërinë, unë kam vendosur të vë jetën time mbi partinë, mbi Shqipërinë. Amaneti im është që dy njerëzit përcaktues të politikës shqipare, të nënshkruajnë mbi arkivolin tim një marrëveshje historike për paqe dhe bashkëpunim, që atdheu ta kalojë edhe këtë moment të vështirë"!

Pllakosi një heshtje e gjatë, pas të cilës u njoftua se Berisha refuzonte të nënshkruante një marrëveshje me Fugën.

Po atë natë, dikush hyri në sallën mortore dhe largoi rojet. Shkuli katër dorezat nga arkivoli dhe bashkë me bllokun i futi në një kuti. Më pas hapi kapakun dhe tundi nga supi atë që ishte brenda:

"Titi, çohu se nuk u bë gjë. Çohu se këta derra nuk bëjnë marrëveshje kësaj rradhe. Çohu more të them. Titi... o Titi... Tiiitiiii.... o Tiiiiiiiitiiiiiiiii...!!!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087699890136719
array(1) { ["section"]=> string(30) "vetvrasja-e-presidentit-158493" }