Vetvritet me armën e shërbimit shefi i Antoi-Narkotikës në Korçë, Erion Bino. Bino, 30 vjeç mësohet se ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, në Lagjen Nr.9 të Korçës.
Ende nuk ka të dhënë për motivet e asaj që deri më tani klasifikohet si vetëvrasje, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mbeten dyshime edhe për një vrasje që mund t’i jetë bërë Binos.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për rrethanat. Grupi i ekspertëve po kqyr vendin e ngjarjes dhe po heton gjurmët, gëzhojat e shkrepura si dhe gjurmët e armës në dorën e të ndjerit.