“Vi aty e të bëj copa”, Demaliaj shpërthen ndaj Murrizit: Ke një vilë. Deputeti i PD i habit të gjithë: Unë kam pesë, jo një. Ti ke mbet refugjat

Publikuar tek: barometri, më 08:18 30-05-2018 “Vi aty e të bëj copa”, Demaliaj shpërthen ndaj Murrizit: Ke një vilë. Deputeti i PD i habit të gjithë: Unë kam pesë, jo një. Ti ke mbet refugjat

Protagonisti i njohur i protestave demokratike të vitit 1990 Ilir Demaliaj gjatë debatit me deputetin demokrat Myslim Murrizi, e ka pyetur këtë të fundit nëse ka në pronësi një vilë te Pallati i Brigadave.

Përgjigja e Murrizit ka qenë e habitshme: “Unë kam pesë vila, jo një”.

Por debati është tensionuar kur Murrizi i është drejtuar Demaliajt duke i thënë se ai apo i ati i tij nuk i gjen dot një tender të përfituar nga qeveria.

DEBATI:

Demaliaj: Ju thatë që nuk keni punuar në administratë. A keni qenë shef policie

Murrizi: Po kam qenë ’92-96

Demaliaj: Ajo ka qenë struktura më e korruptuar

Demaliaj: Keni vilë te pallati i Brigadave?

Murrizi: Unë kam pesë vila jo një vilë, por unë s’kam marrë asnjë tender. Nëse një ditë të vetme më gjen mua një tender, ti ose baba tënd

Demaliaj: Ore babën time mos ma përmend mua se vi aty e të bëj copa, mos më përmend vuajtjet e mija se i kam kaluar me nder. Baba im s’i ka shkaktuar vuajtje askujt, ju i keni nxirrë jetën.

Murrizi: Dakort, dakort...

Demaliaj: Ke qenë zyrtar shteti zotëri, pesë vila me rrogën e shefit i ke bërë

Murrizi: Ore ti ke mbet refugjat..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034189939498901
array(1) { ["section"]=> string(144) "vi-aty-e-te-bej-copa-demaliaj-shperthen-ndaj-murrizit-ke-nje-vile-deputeti-i-pd-i-habit-te-gjithe-une-kam-pese-jo-nje-ti-ke-mbet-refugjat-122590" }