Video amatore, vajzat e dehura në orët e para të mëngjesit në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:56 14-04-2015

Kjo video vjen nga Vlora sot në mengjes. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh, në gjendje të dehur, që qëndrojnë në hyrje të pallatit, të pamundur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. “Prindër kujdes, ja se çfarë ndodh me fëmijët tuaj, që mund të jenë të moshës 14 – 15 vjeç” shkruan Welcome to Vlora në facebook, ndërkohë që duket se video është xhiruar nga një person në pallatin përballë.

Ndoshta të rinjtë kanë qenë në ndonjë party, dhe e kanë të vështirë të kthehen në shtëpitë e tyre në gjendjen që ndodhen. Njëra nga vajzat përpiqet të flasë në telefon, ndërsa një vajzë tjetër, dukshëm, rrëzohet sa në një qoshe në tjetrën.

Nuk është hera e parë që filmohen pamje të tilla. Disa javë më parë, një video amatore e filmuar në spitalin e Tiranës QSUT, ku dy shokë abuzonin me shoqen e tyre që kishte humbur ndjenjat dhe ishte shtrirë në krevatin e spitalit, jo vetëm bëri xhiron e gjithë televizioneve, por përfundoi edhe në fillimin e një procedimi penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në një hotel në Tiranë, nuk ka të lënduar
Azilkërkuesit në Gjermani/ Kosova në vendin e parë, e treta Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.013077020645142
array(1) { ["section"]=> string(71) "video-amatore-vajzat-e-dehura-ne-oret-e-para-te-mengjesit-ne-vlore-8623" }