VIDEO: Arrestimi i Sokol Mjacajt, ja pamjet nga brenda makinës së policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 05-07-2015

Kjo video tregon momentin pas arrestimit të Sokol Mjacajt, 20 vjeçarit vrasës të dy turistëve çekë, teksa dërgohet me furgonin e policisë në masa të shumta sigurie, në ambientet e paraburgimit të policisë së Shkodrës.

Në videon e regjistruar nga brenda automjetit të policisë duket Sokol Mjacaj i ulur në sediljen e pasme të furgonit teksa në të dyja anët qëndrojnë efektivët e forcave speciale të policisë.

Mjacaj u arrestua ditën e sotme në fshatin Grudë e Re të Dukagjinit rreth 200 metra larg shkollës 9-vjeçare ku qëndronte i fshehur prej mëngjesit të sotëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sokol Mjacaj pranon vrasjen e dy turistëve çekë, ja deklarata e plotë
Homazhe në Tiranë për dy turistët çekë Anna dhe Michael »
Article Logic
Execution time: 0.013274908065796
array(1) { ["section"]=> string(78) "video-arrestimi-i-sokol-mjacajt-ja-pamjet-nga-brenda-makines-se-policise-15390" }