VIDEO/ Balla kërkon ndërprerjen e seancës për MOSRESPEKTIMIN e higjenës, Ilir Beqaj pa maskë dhe doreza PREK FYTYRËN, deputeti mbrapa 'e bën XIXË' tavolinën

Publikuar tek: politike, më 11:16 23-04-2020

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit që të marrë parasysh edhe ndërprerjen e seancës plenare, pasi deputetët nuk po respektonin distancimin social, si dhe nuk po përdornin mjetet mbrojtëse.

Në këtë moment kamera ka fokusuar edhe deputetin Ilir Beqaj, i cili nuk ka vendosutr maskë dhe doreza, ndërkohë që prek fytyrën dhe bisedon me një deputet tjetër.

Pas Beqajt, është edhe një deputet, i cili dëgjon Ballënn dhe vendos maskën, ndërsa merr dezinfektantin dhe pastron tavolinën.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Kuvendi po jep shembullin më të keq të mundshëm për distanciminsocial. Nëse do të vazhdojmë kështu, më mirë ta ndërpresim punën. Asnjë prej rregullave nuk është respektuar. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ishte shëmbulli për qytetarët që respektojnë rregullat.
Të gjitha shtetet e Republikës Federale Gjermane kanë nxitur vendosjen e maskës në të gjitha vendet publike sot. Qeveria duhet të mos konsyultohet me nnjeri por të vendosë që të jetë domosdoshmëri vendosja e maskës në vendet publike.
Sot janë 29 raste të reja të identifikuara si mbartës të COVId-19. Zoti Gjoni, thatë se nuk është gjë e madhe se ka 27 jetë të humbura. Çdo jetë e humbur është fatkeqësi. Kur të keni mundësi t'i bëni një telefon kolegut Adriatik alimadhi. Pyeteni si është të kalosh COVID-19 dhe hajde na tregoni se nuk është situatë fatkeqësie.

Dërgimi i mjekëve në Itali ka qenë një model se si duhet të jetë Bashkimi Europian sot.
Rreziku jemi ne vetë njerëzit se armiku vërdallë nesh. Sot shansin e fundit për të na bërë gjëmën, armiku ka dobësinë njerëzore të shumëkujt prej nesh, nga padurimi apo padija.
E kemi kaluar për mrekulli këtë fazë të parë, dhe kemi arritur të kemi një kurbë më nën kontroll se një pjesë e madhe e shteteve të pasura.

Nuk kemi humbje jete nga uniformat e bardha. Çdo masë e marrë prej qeverisë deri tani ka dhënë rezultate të mira deri tani, që në 10 apo 11 marss dukeshin të paimagjinueshme. Pas Italisë, ishim të dytët që mbyllëm shkollat dhe morëm masa parandaluese. Hall më të madh se të kesh një opozitë për të kundërshtuar tirrjen për të ruajtur higjenën dhe për të ndenjtur në shtëpi nuk mund të ketë. Më pas filluan me testimet masive, nën ushëheqjen e "Doktor Vdeskjes".
Po ku e fsheh shqiptari njeriun e vdekur. Shqiptari ka zakonin që të respektojë të vdekurit edhe në këto ditë. Si mund të dali një njeri që ka qenë ish President dhe ish-Kryeministër dhe të thotë se po fshihen viktimat. Hiqni dotë nga kjo lloj historie. Nga Kasandrat e opozitës jashtë parlamentit, është një doktoreshë që nuk gjej rast pa vënë në dukje idiotësitë e saj. Te Astiri bëri të vdekur një që ishte si korkrra e mollës. Nëse ne nuk do e zgjasnim situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, do na thoshit pse nuk e zgjatëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendosa standarde si në DANIMARKE/ Ilir Meta u përgjigjet gjithë skeptikëve që e akuzuan për 'fazë dashurie' me Ramën: Ja pse duhen ndryshimet në Kodin Penal
Sulmet për flirtin Rama-Meta, flet për herë të parë numri 2 i PS: Jua qetësoj unë shpirtrat... »
Article Logic
Execution time: 0.01262092590332
array(1) { ["section"]=> string(158) "video-balla-kerkon-nderprerjen-e-seances-per-mosrespektimin-e-higjenes-ilir-beqaj-pa-maske-dhe-doreza-prek-fytyren-deputeti-mbrapa-e-ben-xixe-tavolinen-203678" }