VIDEO/ Betlehemi në flakë, përleshje e shkatërrim... Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Publikuar tek: bota, më 16:12 07-12-2017 VIDEO/ Betlehemi në flakë, përleshje e shkatërrim... Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Përleshje në Betlehem dhe në Ramallah pasi Presidenti Trump njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Nga Evropa në Lindjen e Mesme në Australi, aleatët dhe kundërshtarët e SHBA u rreshtuan të mërkurën për të dënuar vendimin e Presidentit Donald Trump për të njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të lëvizur më vonë ambasadën e SHBA atje.

Udhëheqësi botërorë e cilësuan vendimin si njëanshëm dhe jashtë vizionit të një paqeje të negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe paralajmëruan për tensione të forta,  madje edhe dhunë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Kryeministrja britanike Theresa May me shpejtësi nuk ra dakort me vendimin e Trump, duke thënë në një deklaratë se fati i Jerusalemit duhet të vendoset si një zgjidhje e negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe Jeruzalemi duhet përfundimisht të jetë kryeqyteti i përbashkët i shteteve izraelite dhe palestineze. "

"Ne e konsiderojmë Jerusalemin Lindor si pjesë të territoreve të okupuara palestineze," tha May. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë në OKB pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit nga Trump
Gjermania jep leksione demokracie, Schultz i premton mbështetje Merkelit për një Europë të fortë »
Article Logic
Execution time: 0.01078200340271
array(1) { ["section"]=> string(103) "video-betlehemi-ne-flake-perleshje-e-shkaterrim-trump-njohu-jerusalemin-si-kryeqytet-te-izraelit-102296" }