VIDEO/ Brinj ‘të lara’ në ar, Sokol CIKALLESHI takon kuzhinierin më të famshëm në botë

Publikuar tek: sport, më 22:27 11-01-2020 VIDEO/ Brinj ‘të lara’ në ar, Sokol CIKALLESHI takon kuzhinierin më të famshëm në botë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Sokol, Cikalleshi duket se po i shijon pushimet e marra në këtë fundvit. 

Së fundmi, ai është shfaqur në një prej restoranteve më të njohura në botë dhe padyshim më i njohuri në Turqi. “Nusr-et Steakhouse” është një prej restoranteve të kuzhunierit Nusret, i cili u bë i famshëm pas mënyrë së veçantë të hedhjes së kripës.

Restorantet e tij frekuentohen shumë shpesh nga yje të futbollit, të cilët shpërndajnë momentin kryesor atë të hedhjes së kripës, si dhe provojnë gatimin e shijshëm të mishit. Një mënyrë e veçantë e përgatitjes së mishit është edhe ajo e të “larit në ar”.

Këtë mënyrë duket se e ka provuar dhe sulmuesi jonë Cikalleshi. Në një video të shpërndarë prej vetë bomberit në instagram shfaqen brinjët e “florinjta” dhe në fund është Cikalleshi ai që iu hedh kripën.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Golden @nusr_et

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi) on

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075061321258545
array(1) { ["section"]=> string(89) "video-brinj-te-lara-ne-ar-sokol-cikalleshi-takon-kuzhinierin-me-te-famshem-ne-bote-191819" }