Video dhe thirrje pro ISIS, dënohet me burg shqiptari në Itali (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 07:27 13-07-2019 Video dhe thirrje pro ISIS, dënohet me burg shqiptari në Itali (EMRI-FOTO)

Dënohet me dy vite burg shqiptari nga Kosova, i cili publikoi disa video dhe bëri thirrje pro luftës së ISIS në Siri.

Mësohet se Gjykata e Apelit në Brescia në Itali ka lënë në burg 27-vjeçarin Gafurr Dibrani.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se avokati mbrojtës i shqiptarit ka kërkuar lirinë e klientit të tij, por gjykatësit ia kanë refuzuar kërkesën.

Sipas hetimeve, 24-vjeçari kosovar me anë të rrjeteve sociale ka publikuar shpeshherë materiale me përmbajtje xhihadiste, plot imazhe e video që manifestojnë solidaritet ndaj terroristëve të njohur e të burgosur, video minorenësh që përgatiten të luftojnë për Shtetin Islamik apo imazhe ekspozive ndaj ata që ai i quante të pafe.

Ndërkohë kujtojmë se vitet e fundit janë shënuar edhe raste të tjera kur një shqiptar dënohet nga autoritetet italiane për propagandë pro ISIS në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024662971496582
array(1) { ["section"]=> string(78) "video-dhe-thirrje-pro-isis-denohet-me-burg-shqiptari-ne-itali-emri-foto-172048" }