Video duke pirë kokainë, Gazment Bardhi kërkesë SPAK: Të ndiqet penalisht Lefter Alla, të goditet dhe grupi kriminal i Bulqizës

Publikuar tek: politike, më 19:39 22-01-2020 Video duke pirë kokainë, Gazment Bardhi kërkesë SPAK: Të ndiqet penalisht Lefter Alla, të goditet dhe grupi kriminal i Bulqizës FotoMontazh: Gazment Bardhi - Lefter Alla duke pire kokaine

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të ndjek penalisht kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla, pas videos ku ai shfaqet duke pirë kokainë.

Gjithashtu, Bardhi thotë se SPAK duhet të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!”, shkruan sekretari i Përgjithshëm i PD, ndërsa publikon video e prezantimit të Lefter Allës nga Rama për Bashkinë e Bulqizës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053354024887085
array(1) { ["section"]=> string(131) "video-duke-pire-kokaine-gazment-bardhi-kerkese-spak-te-ndiqet-penalisht-lefter-alla-te-goditet-dhe-grupi-kriminal-i-bulqizes-192855" }