VIDEO E KOKAINËS/ Balla flet për Allën: Nëse del fajtor, DËNIM MAKSIMAL

Publikuar tek: politike, më 14:37 24-01-2020 VIDEO E KOKAINËS/ Balla flet për Allën: Nëse del fajtor, DËNIM MAKSIMAL Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me hetimet e nisura nga SPAK për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla i cili është filmuar duke pirë kokainë në një lokal.

Balla ka thënë se nëse ai shpallet fajtor nga SPAK do të marrë dënimin maksimal. Sipas tij PS nuk merr në mbrojtje askënd.

“Partia Socialiste nuk merr në mbrojtje askënd. Pas hetimit të Prokurorisë, reagimi i PS do të jetë i ashpër dhe nëse del fajtor, dënimi duhet të jetë maksimal. Sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, padyshim që qendrimi ynë do jetë i ashpër por në cdolloj rasti është dënimi ai që duhet të jetë i ashpër.

Dënimin nuk e bëjnë partitë por drejtësia. Drejtësia të japë dënimin e vet pa u vonuar. Nëse del e pavërtetë zotëria ka të drejtë ti drejtohet drejtësisë. Nëse del e vërtetë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e pijnë por edhe ata që e shesin që janë një tufë maskarenjsh që duhet të gjithë të përballen me drejtësinë. Dënimin më të ashpër ta japë drejtësia. Partia që unë përfaqësoj nuk merr askënd në mbrojtje, ka thënë Balla.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës ti nënshtrohet testit të drogës. Pas dëshmisë së dhënë dje sot është kërkuar nga SPAK që Alla të dorëzojë kampion gjaku dhe urine për të zbardhur sa më parë të vërtetën.

Gjithashtu video e skandalit është dërguar për ekspertim grafik në polici. Kujtojmë që vetë kryebashkiaku është shprehur se videoja ishte një videomontazh për ta sulmuar atë politikisht, dhe se ai nuk ka lidhje me përdorimin e drogës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024200916290283
array(1) { ["section"]=> string(75) "video-e-kokaines-balla-flet-per-allen-nese-del-fajtor-denim-maksimal-193026" }