Video e kryebashkiakut që pi kokainë, reagon PD: Edi Rama i Bulqizës të shkarkohet nga detyra dhe të ndiqet penalisht

Publikuar tek: politike, më 18:28 22-01-2020 Video e kryebashkiakut që pi kokainë, reagon PD: Edi Rama i Bulqizës të shkarkohet nga detyra dhe të ndiqet penalisht Lefter Alla

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas publikimit të një videoje në të cilën thuhet se shfaqet kryebashkiaku i PS në Mat, Lefter Alla, duke konsumuar lëndë narkotike.

 PD thotë se kryeministri Rama jo vetëm që ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por duhet ta shkarkojë menjëherë nga detyra kryebashkiakun Alla.

Më tej në deklaratën e PD kërkohet që Alla të ndiqet penalisht. “Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria”, thuhet në deklaratën e PD.

Në reagimin e tij pak minuta më parë kryebashkiaku Alla sulmoi Partinë Demokratike duke thënë se po bashkëpunon me grupe biznesi dhe grupe kriminale për ta shantazhuar atë. Ai e quajti videon montazh, por nuk paralajmëron kundërpërgjigje me padi në gjykatë si ndaj PD apo ndaj gazetarit Artan Hoxha që e publikoi videon.

Deklarata e plotë e PD:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.  

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. 

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare!

Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë.

Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020832061767578
array(1) { ["section"]=> string(122) "video-e-kryebashkiakut-qe-pi-kokaine-reagon-pd-edi-rama-i-bulqizes-te-shkarkohet-nga-detyra-dhe-te-ndiqet-penalisht-192850" }