Video e kryebashkiakut socialist duke pirë kokainë, vjen reagimi parë nga Qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:28 22-01-2020 Video e kryebashkiakut socialist duke pirë kokainë, vjen reagimi parë nga Qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë (E PLOTË) FotoArkive: Godina e Ministrise se Brendshme

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë, vjen dhe reagimi i parë nga Qeveria.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, është shprehur mbrëmjen e sotme se së pari duhet të provohet nëse video është e vërtetë, dhe sipas saj nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.

E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, ka thënë zv,ministrja Voda në emisionin “Byro Politike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017285108566284
array(1) { ["section"]=> string(151) "video-e-kryebashkiakut-socialist-duke-pire-kokaine-vjen-reagimi-pare-nga-qeveria-nese-eshte-e-vertete-agjencite-ligjzbatuese-te-veprojne-e-plote-192862" }