VIDEO e Metës duke kënduar, Balla e akuzon: Presidenti shoqërohet me persona me të shkuar kriminale

Publikuar tek: politike, më 17:23 29-10-2020 VIDEO e Metës duke kënduar, Balla e akuzon: Presidenti shoqërohet me persona me të shkuar kriminale Ilir Meta - Taulant Balla

Ditën e sotme në media ka qarkulluar një video e presidentit Ilir Meta gjatë një darke me miqtë e tij, ku presidenti shfaqet gjysmë i dehur dhe duke kënduar.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka akuzuar kreun e shtetit se shoqërohet me persona me të shkuar kriminale.

“Që nga ky moment, instuticionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, kanë kodin e ri zgjedhor për ta ndjekur dhe për të garantuar zgjedhjet. Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi që vjen nga Komisioni i Venecias, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në rastin në fjalë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu se nuk ishte rast urgjent. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura në Europë.

 Besoj qe Presidenti i Republikë s’ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi, e ftoj të heq dorë nga etiketimet e panevojshme në kurriz të Kuvendit. Duke qenë se një pjesë e mediave kanë transmetuar pamje të Presidentit në një gjendje të Presidentit jo normale në pani të individë me të shkuar kriminale i bëj thirrje të heqë dorë nga këto prezenca. Në kushtet ku kemi pasur një aksident të rëndë,i bëj thirrje që të mos gjendet në prani të këtyre personave që janë pronarë në atë zonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg dhe i ftoj të gjitha partitë që të respektojnë rregullat e garës. Gara është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithe”, tha Balla.

VIDEO e Ilir Metës me miqtë gjatë një darke:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U përfol se iku me pushime, Manastirliu zbulon bisedën me Veliajn kur ishte i infektuar me Covid-19
Portieri bardheblu i bashkohet fushatës së Erion Veliajt dhe rrëfen zhgënjimin nga Basha: I besova premtimeve të tij, ai e çoi ekipin e Tiranës drejt greminës »
Article Logic
Execution time: 0.0121750831604
array(1) { ["section"]=> string(104) "video-e-metes-duke-kenduar-balla-e-akuzon-presidenti-shoqerohet-me-persona-me-te-shkuar-kriminale-225680" }