Video e pajtimit të Trimit me Mondën, shkëmbejnë puthje dhe i japin “besën” njëri-tjetrit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 20-08-2015

Niko dhe Edmonda i kanë dhënë fund grindjeve familjare, të cilat çuan 26 vjeçaren përpara trupit gjykues.

Çifti Trimi ka vendosur që të pajtohen për hatër të tre fëmijëve të tyre dhe këtë kanë vendosur ta bëjnë përpara kamerave. Televizioni Klan ka transmetuar momentin kur Niko dhe Edmonda i japin fjalën njëri tjetrit për besnikëri dhe më pas shkëmbejnë puthje.

Historia e çiftit Trimi u bë publike në media pasi Niko akuzoi bashkëshorten e tij se e kishte dhunuar dhe kishte braktisur vajzat e saj. Pas daljes përpara trupit gjykues, Edmonda nuk e ka mohuar se e ka dhunuar të shoqin, por është justifikuar se këtë e ka bërë për vetmbrojtje.

Megjithatë, gjykata ka vendosur ta lërë të lirë 26 vjeçaren me kushtin që të mos largohet nga Shqipëria.

Por, Monda nuk i ka shpëtuar as kushteve të bashkëshortit të saj. Niko Trimi i ka kërkuar gruas së tij që të mos përdorë më celularin dhe facebook-un, për shkak të dyshimeve që ai ka pasur për tradhëti bashkëshortore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saranda synon 2000 turistë në javë nga SHBA-ja
Çfarë kërkojnë kinezët për Shqipërinë në internet? Harta që tregon steriotipet e kombit gjigand »
Article Logic
Execution time: 0.012408018112183
array(1) { ["section"]=> string(92) "video-e-pajtimit-te-trimit-me-monden-shkembejne-puthje-dhe-i-japin-besen-njeri-tjetrit-18813" }