VIDEO/ Efektivët i thyejnë xhamin dhe nxjerrin zvarrë nga BMW të riun me ngjyrë, sapo kishte përfunduar një intervistë në TV për dhunën e Policisë

Publikuar tek: bota, më 18:51 05-07-2020 VIDEO/ Efektivët i thyejnë xhamin dhe nxjerrin zvarrë nga BMW të riun me ngjyrë, sapo kishte përfunduar një intervistë në TV për dhunën e Policisë FotoMontazh: Momenti kur i riu dhunohet nga policia

Një i ri është nxjerrë zvarrë nga makina e tij në Britaninë e Madhe nga disa efektivë të cilët i kanë thyer dhe xhamin, vetëm pak momente pasi ai kishte përfunduar një intervistë në televizion për dhunën e Policisë.

Ryan Colaço ka thënë për mediat vendase se oficerët e kanë tërhequr nga makina në mënyrë agresive pranë Northumberland Park në Londër dhe brenda 11 sekondave i kanë thyer xhamin e derës së shoferit. Pasi i pyeti oficerët pse e ndaluan, 30 vjeçari u tërhoq nga BMW e tij me forcë dhe iu vunë prangat. Kur i pyeti përsëri, oficerët i thanë që ai po vepronte me nervozizëm dhe mbante erë kanabis, raporton newsbomb.al.

E gjithë ngjarja është regjistuar nga celulari i Colaço, të cilin ai e kishte vendosur në kroskot.

Gjashtë ditë pas incidentit i riu ka publikuar videon në televizion e më pas në rrjetet sociale dhe është shprehur se besimi i tij te policia tashmë kishte rënë në nivelet më të ulta sepse ishte ndaluar të paktën 20 herë. Pasi u prangos ai u testua për drogë, u dërgua në një stacion policie dhe zhvesh lakuriq për kontroll të imtësishëm, raporton newsbomb.al.

Pas 12 orësh në qeli, Ryan Colaço u la i lirë përfundimisht pasi ishte plotësisht " i pastër”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087380409240723
array(1) { ["section"]=> string(151) "video-efektivet-i-thyejne-xhamin-dhe-nxjerrin-zvarre-nga-bmw-te-riun-me-ngjyre-sapo-kishte-perfunduar-nje-interviste-ne-tv-per-dhunen-e-policise-212923" }