VIDEO-FILMIMI me investitoren ruse, jep dorëheqjen zv.kancelari i Austrisë

Publikuar tek: bota, më 12:59 18-05-2019 VIDEO-FILMIMI me investitoren ruse, jep dorëheqjen zv.kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache

Zëvendës-kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata qeveritare (tendera) në këmbim të mbështetjes politike.

Videoja, e filmuar fshehurazi pak para zgjedhjeve të Austrisë në vitin 2017, tregon se Strache flet me një grua që pretendon të jetë një investitore ruse.

Strache, i cili drejton Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë, shfaqej në video si shkelës i ligjit.

Video u botua të premten në një raport të përbashkët nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe e përditshmja Süddeutsche Zeitung.

Është e paqartë se kush e sajoi takimin me investitoren ruse dhe kush e filmoi atë por pas këtij skandali zv.kancelari vendosi të dorëhiqet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033337116241455
array(1) { ["section"]=> string(80) "video-filmimi-me-investitoren-ruse-jep-doreheqjen-zv-kancelari-i-austrise-164759" }