Punonjësit e bashkisë së Shkodrës kanë gjetur një rrugë të shkurtër për të fshehur mbeturinat që grumbullojnë nga pastrimi i rrugëve të qytetit.
Ndonëse ata punojnë kryesisht gjatë orëve të natës janë filmuar nga një qytetar, teksa i fusin mbetjet e rrugëve në pusetat e kanaleve kulluese.
Video është filmuar mbrëmë në rrugicën e Koplikëve dhe është denoncuar në median lokale “realiteti Shkodër”.
Një gjest ky që për punonjësit e bashkisë mbase do të thotë disa minuta punë më pak, por shiu i parë që do të bjerë në qytetin e Shkodrës do të shkaktojë përmbytjen e rrugëve, një kosto kjo që do tu duhet ta pagujnë të gjithë banorët e qytetit verior.
Shkodra njihet si një qytet problematik gjatë reshjeve sezonale dhe përmbytjet masive, por duket se kjo nuk i ka ndërgjegjësuar mjaftueshëm qytetarët e saj.