Video intime e ambasadorit dhe zyrtares së qeverisë, flet Meta: Fabul e Meros, i ka qejf romancat ai

Publikuar tek: politike, më 00:12 18-02-2020 Video intime e ambasadorit dhe zyrtares së qeverisë, flet Meta: Fabul e Meros, i ka qejf romancat ai FtoMontazh: Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për videon intime të përfolur në muajt e fundit të vitit të kaluar, mes një ambasadori të akredituar në Tiranë dhe një zyrtare të qeverisë.

Meta e ka mohuar mbrëmjen e sotme ekzistencën e një video të tillë, aq më tepër nga ana e tij, duke thënë se ajo ka qenë një fabul e gazetarit Mero Baze dhe sipas tij, e disa “portaleve të rilindjes”.

“Stausi ishte për të bërë hetimet pasi kur shqiptarët janë të shqetësuar si mund të mos jetë presidenti. Videoja është një fabul e Meros se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të rilindjes”, ka thënë presidenti.

Ndërkohë, i pyetur për marrëdhënien me ambasadorin Luigi Soreca, Meta ka thënë se me të nuk ka marrëdhënie të shkëlqyera por e ka mirëpritur që ditën e parë të punës së tij në Shqipëri.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, ka shtuar Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj sqaron shifrat: 400 milion euro janë dhurata, të tjerat kredi të buta
Veliaj: Teatri do shembet, sapo të jepet leja për teatrin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.0075991153717041
array(1) { ["section"]=> string(104) "video-intime-e-ambasadorit-dhe-zyrtares-se-qeverise-flet-meta-fabul-e-meros-i-ka-qejf-romancat-ai-195569" }