Video intime të politikanëve te Santa Quaranta? Flet avokati i Klement Balilit

Publikuar tek: aktualitet, më 23:26 15-01-2019 Video intime të politikanëve te Santa Quaranta? Flet avokati i Klement Balilit

Prej fillimit të hetimeve për Klement Balilin, 2 vite e gjysmë më parë, u përfol se në hotelin e tij luksoz Santa Quaranta, në Sarandë, janë filmuar shumë politkanë shqiptar me dashnoret e tyre.

Mirëpo një nga avokatët e tij, Baftjar Rusi, i ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën', është shprehur se prej vitit 1998 që ai është avokat, nuk ka informacion të ketë video.

"Që në vitin 1998 unë jam avokat, nuk di të ketë video. Balilët nuk janë 3 vota në Sarandë, por mijëra vota se kanë shume biznese dhe lidhje. Familja Balili jo vetëm Kelmendi i kanë shërbyer që nga PD, LSI dhe PS, të gjithë partive. I jep vota. Edhe një njeri krejt i zakonshëm, edhe ai që lyp shpreh vullnetin e tij në fushatën elektorale. Unë Balilin,  e njoh si qytetar të thjeshtë dhe që vjen nga një familje punëtore”, u shpreh avokati Baftjar Rusi.

637b21f2a6a890802b1a0700ae8d334d_L.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanci 2018, OSHEE: Humbjet nën 24%, rekord arkëtimesh, përgjysmohen ankesat
Dy shqiptarë kapen me VALIXHE me KOKAINË në Itali, njëri ARKITEKT dhe tjetri TREGTAR MAKINASH (EMRAT-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.01177191734314
array(1) { ["section"]=> string(84) "video-intime-te-politikaneve-te-santa-quaranta-flet-avokati-i-klement-balilit-148970" }