Një urë që po shkatërrohet në zonën e Gramshit, ka bllokuar gjithë fshatin me 400 banorë. Fshati Trashovicë në komunën Pishaj është vetem 1 kilometër larg nga qyteti I Gramshit.
Kjo është e vetmja urë qe lidh këtë fshat me pjesën e qytetit por tani ura është bërë e pakalueshme pasi është në një gjendje të mjerueshme. Dërrasat janë kalbur dhe uji ka hipur sipër urës në disa pjesë, duke ngjallur frikë tek banorët për të shkelur mbi të.
Sipas korrespodentit tonë, Endri Mema, banorët ankohen se uji po u merr dhe tokën ku varrosin të afërmit. Nëse rreshjet vazhdojnë gjatë , ura mund të fundoset krejtësisht dhe banorët nuk kanë asnjë rrugë tjetër të lidhen me qytetin. Nxënësit kanë ndërprerë mësimin kurse të sëmurët nuk kanë mundësi të transportohen drejt spitaleve.