VIDEO/ Kapen 2 vëllezërit 'skifterë' në Tiranë, grabitën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, ja çfarë iu gjet në shtëpi (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 01-12-2020 VIDEO/ Kapen 2 vëllezërit 'skifterë' në Tiranë, grabitën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, ja çfarë iu gjet në shtëpi (EMRAT) Pamje nga arrestimi

Dy vëllezër janë vënë në pranga, pasi vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari.

Sipas njoftimit të policisë, të dy vëllezërit Arlind Spahija dhe Arvid Spahija kanë qenë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Këta të dy kanë vjedhur një argjendari në rrugën "Muhamet Gjollesha". Gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezër. Të dy vëllezërit me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundarligjshme.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analisti Afrim Krasniqi nxjerr ‘blof’ Gjendjen Civile dhe KQZ: Në Shqipëri janë 2.8 milion qytetarë, nga dolën 4.5 milion (Foto-Diferenca 1.7 milion)
Gjykata e Posaçme dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA Luan Daci, gjyqtari: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument në jetën time »
Article Logic
Execution time: 0.012197017669678
array(1) { ["section"]=> string(131) "video-kapen-2-vellezerit-skiftere-ne-tirane-grabiten-8-mln-leke-bizhuteri-ne-nje-argjendari-ja-cfare-iu-gjet-ne-shtepi-emrat-229761" }