Video: Ky është momenti kur banorët nxjerrin turistin zviceran nga humnera 120 metra e thellë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 09-10-2019 Video: Ky është momenti kur banorët nxjerrin turistin zviceran nga humnera 120 metra e thellë Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët në Shkodër i kanë shpëtuar jetën një turisti zviceran pasi ra në humnerën e lumit Kir.

64-vjeçari nga Zvicra ishte duke udhëtuar me motor kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke rënë në humnerën 120 metra të thellë të lumit Kir.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal. Banorët u asistuan edhe nga policia e Shkodrës, që u njoftua me telefon nga një prej tyre.

Turisti u transportua në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021152973175049
array(1) { ["section"]=> string(99) "video-ky-eshte-momenti-kur-banoret-nxjerrin-turistin-zviceran-nga-humnera-120-metra-e-thelle-181439" }